Grumbullimet për faljen e Namazit, Brataj: S'janë të mira, po çfarë t'u thuash besimtarëve kur politika bëri gjithë ato tubime! Rakacolli: Drita në fund të tunelit të pandemisë është zmadhuar

13 Maj 2021, 22:35

Skëndet Brataj tha se grumbullimet për faljen e Namazit janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa Mira Rakacolli tha se ka një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë duke bërë që drita në fund të tunelit të zmadhohet.