‘Grupi’ i Bardhi i bashkohet Rithemelimit, Kulluri: Hapa konfuzë, janë në udhëkryq! Zgjodhën anën e gabuar të lumit, do mbyten

12 Shkurt, 18:15

Bashkimi i grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimin, për Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri është hap konfuz që i ka çuar në udhëkryq.

“Bardhi dhe disa kolegë të tij deputetë për faj të paqartësisë së tyre kanë marrë hapa konfuze dhe të paqarta dhe e kanë çuar veten në udhëkryqe shumë të vështira për të gjetur rrugën. Rezoluta, akuzat ndaj Nokës dhe Berishës pastaj tërheqja nga akuzat, kërkojnë një paqartë dhe paqëndrueshmëri të zotit Bardhi.”

“Berisha në vetminë e tij me 14 deputetë do të donte numër më të madh deputetësh poshtë ballkonit”, shtoi Kulluri.