Grusht shteti në Niger, Blinken: Wagner po përfiton nga paqëndrueshmëria e vendit

8 Gusht 2023, 17:35

Grupi mercenar i Rusisë Wagner po "përfiton" nga paqëndrueshmëria në Niger, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Pas rrëzimit të Presidentit së Nigerisë, Mohamed Bazoum, dy javë më parë, vendi është qeverisur nga një junta, po ashtu, ka pasur sugjerime se krerët e grushtit të shtetit kërkuan ndihmë nga Wagner.