Grushta, gurë dhe gjak në Mynih, përleshje mes tifozëve të Interit dhe PSG-së në metro! Polica përdor gaz lotsjellës

31 Maj, 18:49 | Përditesimi: 31 Maj, 18:49

Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes finale mes PSG dhe Inter (21:00). 'Bild' bën me dije se ka disa përleshje dhe policia ka përdorur gazin lotsjellës për të qetësuar tifozët në metronë U6. Gjithashtu prestigjozja gjermane shkruan se ka disa tifozë italianë të gjakosur.

E.H/Shqiptarja.com