'Grushti i Hekurt 2', në ring boksierët më të mirë shqiptarë! Organizatori Hysa: Ndeshja si këto kurrë më parë në Ballkan

22 Mars, 18:10

Boksierët më të mirë shqiptarë si Alban Bërmeta, Denis Nurja dhe Alban Beqiri do kenë sonte përballjet më të forta në historinë e boksit profesionist, në organizimin e “Grushtit të Hekurt 2”, që mbahet në kompleksin olimpik ‘Feti Borova’.