Grushti i Hekurt/ E premtja nata e boksit në Shqipëri, medalisti Beqiri përballë kampionit moldav: Pres mbështetjen e zjarrtë të publikut

14 Mars 2023, 12:38

Kryeqyteti do jetë dëshmitar i tetë sfidave tejet interesante të boksit ditën e premte. Një nga përballjet që pritet me padurim është ajo e olimpistit Alban Beqiri, i cili do ketë përballe kampionin e Moldavisë. Për Report TV 28-vjeçari premton se do bëjë të pamundurën për të vijuar rekordin e fitoreve në boksin profesionist.