Nata e dymbëdhjetë” është shfaqja që do të vijë prej 31 tetorit në orën 19:00 në Teatrin “Metropol” në Tiranë. Vepra e William Shakespeare vjen nën regjinë Justin Anderson në 1, 2, 3, 7, 8, 9 dhe 10 nëntor.
Një mbrëmje kushtuar Halloween do të jetë ajo e 31 tetorit në Qendrën e Artit “Agimi”. “Vejusha e zezë nata e Halloween” pret të gjithë qytetarët nga ora 20:00-23:00, që kanë dëshirë të vijnë të veshur me kostumin e tyre të preferuar dhe të shijojnë ritmet e viteve 80’-90’ për një udhëtim “të frikshëm” në Tiranë.
Muaji i filmit të restauruar në COD vijon në 31 tetor në orën 18:00 me shfaqjen e “Gjeneral Gramafoni”. Ky film vjen në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, si pjesë e një cikli prej katër filmash shqiptarë të restauruar, që po shfaqen për publikun.