Guida kulturore/ ‘Klani i të divorcuarave’ rivjen te TOB, Tiranës i shtohet një librari e re!

1 Nëntor, 15:56

Klani i të divorcuarave” rivjen te Holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në 2, 4 dhe 5 nëntor në orën 20:00. Shfaqja ngjit në skenë aktorët Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj dhe Andia Xhunga me regji të kësaj të fundit.

Tiranës i shtohet një librari e re që do të mbajë emrin e At Zef Valentinit. Libraria do të çelet 2 nëntor në orën 18:00 pranë qendrës kulturore sociale “Át Zef Valentini” në rrugën e Kavajës.

“Zgjohu, vëlla arush” titullohet shfaqja teatrore që do të vijë në skenën e teatrit “Metropol” në Tiranë paraditen e 2 nëntorit në orën 11:00. E shkruar nga Janet Stanford, shfaqja rikthehet me regji nga Suela Xhonuzi.  “Zgjohu, vëlla arush” është një shfaqje interaktive, ku fëmijët spektatorë jo vetëm që do të ndjekin shfaqjen, por do të bëhen pjesë e saj, bashkë me aktorët Amri Hasanlliu dhe Sara Koçi.

    No videos found.