Side-by-Side” me Schumann & Strauss është koncerti që do të vijë këtë të premte më 22 nëntor në orën 19:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesë e këtij program të interpretuar nga sopranoja Besa Llugiqi dhe pianisti Misbah Kaçamaku janë këngët Lieder, një formë muzikore që përqendrohet në ndërthurjen e fjalës me tingullin. Përmes tyre, publiku do të zbulojë poezinë e Schumann-it dhe interpretimin dramatik të Strauss-it.
“Linda” është shfaqja që vjen premierë në Teatrin Kombëtar këtë të premte në 22 nëntor në orën 19:00. Shfaqja nga Penelope Skinner vjen nën regjinë e Violeta Trebickës do të shfaqet edhe në 23 dhe në 24 nëntor.
“Realizmi Socialist” është ekspozita imersive që çelet më 22 nëntor në orën 19:00 në “Galerinë e Arteve Digjitale” në Korçë. Në këtë ekspozitë veprat monumentale të realizmit socialist marrin frymë përmes fuqisë dhe optikës bashkëkohore digjitale.