Guida Kulturore/ 'Matanë gardhit shumëçka e re' sot ekspozita në Tiranë, nesër premiera e filmit 'Pino'

30 Nëntor 2024, 14:09

-“Matanë gardhit shumëçka e re” titullohet ekspozita e tretë e grupit kuratorial Prag, që bashkon vepra nga artistë të rinj shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë, që do të vijë në “Prag Space/Oborri Tirana” më 30 nëntor në orën 18:00.

-Ekspozita “Live Edges” nga Marco Campardo është ekspozita që do të çelet te “Bazament Art Space” në Tiranë më 30 Nëntor në orën 20:00.

- “Pino” është filmi që do të ketë premierën e tij shqiptare te “Destil Creative Hub” më 1 dhjetor në orën 18:00. Filmi shfaqet si pjesë e edicionit të parë të “Tirana Art Weekend” organizuar nga Kinemateka Shqiptare