Fausti’ është shfaqja që do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar mbrëmjen e 29 tetorit në orën 19:00. Fausti është rimishërimi i njeriut modern, për të cilin Djalli nuk përfaqëson më tundimin apo mëkatin, por vetëm të keqen e pranishme në jetë. Bazuar në veprën e J.V. Gëte, ripunuar sipas Marloëe, Spies dhe dramaturgji nga Fabio Pisano, shfaqja vjen me regji nga Davide Iodice.
“Mjeshtrat e kabasë dhe isopolifonisë” titullohet koncerti që do të vijë në 29 tetor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në mbrëmjen dedikuar traditës sonë popullore të kabasë të shtrirë në treva të ndryshme të Shqipërisë.
Energjia e një koncerti rock-u dhe shpirti i artit të rrugës vijnë në një koncert nga “Groove Creë” mbrëmjen e 29 tetorit në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Aktiviteti vjen në kuadër të Javës Austriake të Kulturës.