‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit

20 Nëntor, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2024-11-20 13:12:38

“Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë” është dokumentari nga Alessandro Ferrantelli që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të enjteje më 21 nëntor në orën 19:00 në kinema “Millenium”. Dokumentari serial me protagonistë Lorik Cana e Arbër Agalliu shoqëron publikun në zbulimin e Arbërisë siçiliane dhe kalabreze. Aktiviteti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës dhe Fondacioni LC5.

Më 21 Nëntor, në Ditën Kombëtare Kundër Bullizmit, në kinemanë “Maks Velo”, në orën 17:00 do të shfaqet filmi i shkurtër “Ftesa”. Filmi trajton ndikimin e bullizmit dhe rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë.

Dokumentarët “Rrënjë, Revoltë, Zgjim” nga “Citizens Channel” shfaqen premierë mbrëmjen e 21 nëntorit në orën 18:00 në Qendrën e Artit “Agimi”. Tre episodet i japin zë historive të grave shqiptare që, mes dhimbjes dhe guximit, shndërrojnë frikën në forcë dhe shpërfilljen në përballje

    No videos found.