Me mijëra emigrantë shqiptarë u larguan drejt Italisë në 10-ditëshin e fundit të Gushtit. Ky sezon veror shënoi dhe fluksin më të lartë të udhëtareve në portin e Vlorës.
"Jemi në fund të sezonit nga data 20 ka filluar largimi i bashkëatdhetarëve drejt Italisë, sivjet me ndryshimin e dekretit nga qeveria italiane ne jemi afruar shifrave të 2019, 28 mijë, sivjet 26 mijë pasagjerë. Lëvizja nëpërmjet portit të Vlorës vetëm me Italinë janë bashkëatdhetarët që vijnë por ka pasur edhe të huaj që ndjekin rrugën e Vlorës si tranzit".- tha Festim Skëndaj.















