Haaland është nivel tjetër, Manchester City fiton dhe ndjek kryesuesit e Premier League

22 Tetor 2022, 20:00

Për javën e 13 në Premier League, Manchester City fitoi në shtëpi 3-1 me Brighton. Dopieta e Haaland në minutat 22 dhe 43 bënë që të besuarit e Guardiolës të shkonin të qetë në pushimin mes pjesëve. Në të dytën edhe De Bruyne me një mrekulli vendosi tri pikët për City, teksa goli i Trossard në minutën e 53 për miqtë shërbeu sa për statistika. Dopieta e sotme e Haaland e dërgon sulmuesin në kuotën e 17 golave në krye të listës së golashënuesve. Me këtë fitore City shkon në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se kryesuesit e Arsenal që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar.