Hagë/ Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

24 Janar, 14:28

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Hagë me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit me EUROPOL për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.