Hap dyert pas 5 vitesh Teatri i Operas dhe Baletit! Ermonela Jaho: Njësoj si skenat botërore! Do performojë së bashku me Placido Domingo! I pranishëm dhe Rama

15 Shtator 2021, 20:32

Sot do të mbahet mbrëmja gala ku në skenë do të ngjiten dy kolosët e skenës operistike botërore, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Në orën 19:00, Teatri i Operas do të hapë dyert teksa artdashësit që do të marrin pjesë në koncertin madhështor do të duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që do të jetë e detyrueshme edhe mbajtja e maskës.