Hapet edicioni i 13-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Valles Burimore në Lushnje, marrin pjesë 16 grupe folklorike nga e gjithë Shqipëria

23 Qershor, 22:45 | Përditesimi: 23 Qershor, 22:45

Ka çelur siparin edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik i Valles Burimore në Lushnje.

Në këtë edicion marrin pjesë 16 grupe folklorike konkuruese nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Pas paradës tradicionale të grupeve pjesëmarrëse nëpër rrugët e qytetit të pranishmit janë përshëndetur nga grupi i këngëve dhe valleve të qendrës kulturore Lushnje. 

Qytetarët e shumtë dhe grupet pjesëmarrëse u ka uruar mirëseardhjen në qytetin e kongresit kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa

r.k./Shqiptarja.com