Hapet laboratori i ri te ‘Mbretëresha Geraldinë’, Manastirliu: Do kryhen rreth 160 lloje analizash! Në tetor hapen 8 të tjerë

16 Gusht 2021, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2021-08-16 11:54:35

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ është vënë në funksion laboratori i ri ku do të kryen rreth 160 lloje analizash. Manastirliu tha se në të gjithë vendin janë hapur 10 të tillë, ndërsa brenda tetorit pritet të vihen në funksion laboratorët e analizave në 18 spitalet publike në vend.