Hapet Teatri në Universitetin e Arteve, Rama: Përmbushëm një amanet! M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora

21 Tetor 2023, 14:21

Teatri i Universitetit të Arteve ri-hapi dyert pas restaurimit të sallës së shfaqjeve. I pranishëm në ceremoni, ishte dhe kryeministri Rama që e quajti përmbushje të amanetit. Restaurimi i sallës së shfaqjeve te ‘Artet’ u bë në bashkëpunim me specialistë nga Universiteti i Firences, duke lënë të paprekur projektin fillestar i saj.