Hapet zyra e ndihmës juridike falas në Mirditë, qytetarët në pamundësi ekonomike mund të përfitojnë këshillim, orientim ligjor dhe përfaqësim në gjykatë pa pagesë

27 Nëntor, 10:23 | Përditesimi: 27 Nëntor, 10:23

Banorët e Mirditës që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për një avokat, tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore. Qendra e Ndihmës Juridike është hapur edhe ne qytetin e Rrëshenit, duke nisur funksionimin, në kuadër të zgjerimit të këtij shërbimi në vend.

A.Hl/Shqiptarja.com