Hapi zjarr kundër policisë duke tentuar të vrasë 2 efektivë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin e kërkuar për vrasje në Dukagjin! Nën vëzhgim prej 10 ditësh

25 Korrik 2021, 10:40 | Përditesimi: 25 Korrik 2021, 13:37

Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje , ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, gjatë një operacioni të forcave RENEA për kapjen e tij. RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Razmë, por Narkaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, ndërsa qëlloi kundër efektivëve me armë zjarri, duke tentuar të vrasë dy prej tyre. Për Pasojë forcat RENEA kanë reaguar duke qëlluar me snajper në drejtim të 52-vjeçarit, duke e lënë atë të plagosur.

r.k./Shqiptarja.com