'Harabel' sjell në Tiranë ekspozitën 'I Veggenti', ambasadori italian Buci: Kapitull i ri i bashkëpunimit ndërkulturor mes Italisë e Shqipërisë

22 Korrik 2021, 20:46

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë, organizoi hapjen e ekspozitës "I Veggenti" nga artistët Andrea Anastasio dhe Patrick Tuttofuoco, kuruar nga Davide Quadrio dhe Ajola Xoxa.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi falënderoi kuratorët e ekspozitës; Davide Quadrio dhe Ajola Xoxa, si dhe krijuesit e Arthub dhe koordinatoren Francesca Bonomo të shoqatës Capo d'Arte.  Buçi tha kjo ekspozitë shënjon një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.