Harrojeni deputeten e 'kërpëratave', videoja epike e Xhelal Mziut që nuk di të lexojë, deputeti i ri i PD-së me titullin 'Doktor' dhe krahu i djathtë i Bashës

24 Korrik 2021, 14:09

Harrojeni Majlinda Halilajn, e njohur ndryshe si deputetja e 'kërpëratave', simbol i mediokritetit dhe analfabetizmit të një pjese ligjvënësish të Parlamentit aktual, 'cilësi' këto të demostruara gjatë një fjalimi plot gafa për ligjin e korporatave. Halilaj, e cila zëvëndësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator. Dhe jo një pasues dosido, por me titullin 'Doktor'. Ai është Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulzim Bashës, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.