Harta e re gjyqësore, avokatët në Report Tv: Skemë e pamundur të funksionojë për njerëzit e thjeshtë! I mohon qytetarit të ketë shërbimin gjyqësor

29 Dhjetor 2021, 15:05

Avokatja Mirela Jorgo u shpreh se duhet bërë një analizë për të parë efektin që do ketë kjo hartë te qytetarët në dhënien e drejtësisë, teksa shton se drejtësia duhet t'i shërbejë njerëzve dhe jo të mbrojë të fuqishmit. Sipas saj, reduktimi i gjykatave është goditje shumë e fortë sociale.