Harta e re Gjyqësore/ Ende asnjë draft në Ministrinë e Drejtësisë, përplasen KLGJ dhe KLP! Institucioni qeverisës i akuzës: Shkrihen prokuroritë, s’na përfshinë në diskutim

13 Tetor 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 15:30:46

Skadon afati i vënë nga vetë Qeveria prej 7 ditësh për të pasuri në tavolinë një propozim për një hartë të re gjyqësore në vend. Më datë 1 tetor ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar një hartë të re gjyqësore. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.