Harta e re gjyqësore, Ministri i Drejtësisë: Do ta bëjmë cilado të jetë kostoja politike

28 Dhjetor 2021, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2021-12-28 11:54:07

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur për të bërë hartën e re gjyqësore, pavarësisht kostove politike që mund të ketë. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Manja u shpreh se kanë gjetur gjuhën  e përbashkët  edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.