Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s'kanë emrat në lista, ndërkohë që votojnë ata që nuk janë anëtarë dhe s'kanë kartë anëtarësie

13 Qershor 2021, 15:05

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se në disa raste po votojnë persona që nuk janë as anëtar të PD dhe nuk kanë as kartë anëtarësie, ndërsa tha se në Kavajë edhe Mat po bëhet votim familjar.