Bislim Ahmetaj në Report Tv: Vendosja e Bashës në krye të PD-së gabimi më i madh i Berishës

19 Korrik 2021, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2021-07-19 12:49:58

Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.