Harxhi në Repolitix: Kuvendi Kombëtar i PD, spastrimi i radhës i Bashës! Që nga djegia e mandateve e deri sot marrëdhëniet e tij janë ftohur me SHBA

22 Qershor 2021, 22:47

PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij. Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së që ka nisur që nga djegia e mandateve e deri sot.