Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë

31 Maj 2021, 19:46 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:26

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj në mënyrë që PD të shihet sërish si një parti shprese dhe vlerash për shqiptarët, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Kukës, Harxhi tha se demokratë që prej 2013 kanë pësuar vetëm humbje dhe kjo nuk duhet të lejohet. PD është aset kombëtar u shpreh Harxhi dhe çdo fitore e saj është fitore për të gjithë shqiptarët.Kemi të bëjmë me humbje ciklike që prej 2013, këto nuk janë vetëm humbje elektorale. Synimi ka qenë që ne të bëjmë diçka për këtë aset kombëtar, pasi PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë dhe demokratëve por e gjithë shqiptarëve dhe herët apo vonë kurdo që ne të fitojmë është fitore për të gjithë shqiptarët, pasi ne jemi këta që kemi mbrojtur vlerat kombëtare dhe çështjet kombëtare. Ne kemi larguar njerëz, figura të partisë dhe kjo përbën farsën e partisë. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur PD do të përfundojë si LDK në Kosovë, duhet të kthejmë shpresën dhe të mos kemi më përçarje, të hapim partine, të kemi konkurrencë të lirë, kandidatët duhet të jenë pjesë e vendimeve dhe jo vetëm kryesia", tha Harxhi.

b.ha./Shqiptarja.com