Harxhi ripyet Bashën pse nuk shkon në SHBA? Unë do takoj Reeker në Tiranë

23 Qershor 2021, 07:15 | Përditesimi i fundit: 2021-06-23 07:16:40

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker do të vizitojë Tiranë më 30 qershor dhe në axhendën e tij ka edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, por nuk dihet nëse ka apo jo me kreun e pozitës Luzlim Basha. Edith Harxhi tha se nëse Reeker nuk do të takonte Bashën kjo do të ishte një sinjal shumë dëmtues për PD-në.

Haxhi shtoi se edhe vetë do të takohet me Reeker kur të vijë në Tiranë, ndërsa i shtori sërish pyetjen Bashës se pse nuk mund të shkojë dot në SHBA.

“Basha nuk shkon dot në SHBA. Ishte pasojë e përvojës time diplomatike dhe në 4 vitet e fundit Basha nuk e ka vizituar Washington dhe ka pasur ftesa të drejtpërdrejta, sipas informacioneve që unë kam Basha ka problem. Ai mund të shkojë si turist, por jo si kryetra i PD.  Besoj se Basha do të takohet me  Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe duhet të takohet, nëse kjo nuk ndodh do të ishte dëmtuese për PD-në. Unë vet kam njohje me të dhe do  e takojë”, tha Harxhi.