Haxhi Loka, Preza - qyteza e parthinëve

24 Maj 2020, 16:16

Veri Jug është ndalur në qytezën e Prezës, një qytezë mes Tiranës dhe Durrësit, për të sjellë historinë e kështjellës, jetën e 10 mijë banorëve në këtë qytezë dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Haxhi Loka, mësues i vjetër dhe banor autokton nga Preza, kujton vlerat historike të qytezës së themeluar nga fisi ilir i parthinëve, luftrat dhe betejat brenda mureve rrethuese nga romakët e Jul Cezarit, deri tek turqit dhe austriakët e shekullit 20. Një vizitë e shkurtër edhe në minimuzeun etnografik në kështjellë, ku dhjetra objekte dëshmojnë për kulturën e jetesës së banorëve vendas. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv