Helidon Gjergji çel ekspozitë në kryeministri, mesazhi i artistit: Kur fëmijët u shkëputën nga interneti, idetë e tyre ishin të mrekullueshme

28 Janar 2022, 07:35

Artisti Helidon Gjergji ka ardhur nga Amerika në Shqipëri me një ekspozitë interesante të organizuar me fëmijët. Të shkëputur disa ditë nga interneti, me krijimet plot fantazi, fëmijët i janë bashkuar mesazhit të artistit duke reflektuar për marrëdhëniet me botën e tyre të brendshme.