Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri

27 Gusht, 16:17 | Përditesimi: 27 Gusht, 16:17

Një helikopter i Forcës Ajrore është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, duke ndërhyrë nga ajri në mbështetje të 30 forcave operacionale që ndodhen në terren. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon.

E.H/Shqiptarja.com