Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet në kompaninë SORI-AL

27 Qershor, 13:07 | Përditesimi: 27 Qershor, 15:50

Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë ushtruar për subjektin privat SORI-AL, në kuadër të hetimit për zbardhjen e helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë për herë të dytë mbrëmjen e së mërkurës. Në vijim pritet dalja e analizave të ushqimit për të përcaktuar veprimet e radhës.

E.H/Shqiptarja.com