Helmimi i qytetarëve në Krujë, PD: Rama inaguroi ujësjellësin para zgjedhjeve, po preket jeta e qytetarëve për shkak të tenderëve korruptiv! Kushtet e spitalit, skandal

26 Tetor 2021, 13:47

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe institucionet si përgjegjëse për situatën e krijuar në Krujë, ku 370 qytetarë janë helmuar dhe dyshimet e para janë se shkak është bërë uji i pijshëm. Në spital, ku panë nga afër gjendjen e pacientëve, ishin deputete e PD, Oriola Pampuri dhe Dhurata Çupi.

Pampuri theksoi se ujësjellësi i Krujës u inagurua nga Rama vetëm pak para zgjedhjeve të 25 prillit, duke hedhur akuza se tenderi ishte korruptiv. Ajo vurio theksin edhe tek kushtet e spitalit të Krujës, që i konsideroi si shumë të rënda.

"Vizituan pacientët, kushtet spitalit linin shumë për të dëshiruar. Një numër kaq i larët personazh që janë helmuar, s'mund të jetë nga një ushqim sepse nuk kanë qenë në të njëjtin vend. Aludohet për ujin, ndërkohë kujtojmë që Edi Rama inaguroi tenderin korruptiv për ujësjellësin para zgjedhjeve. Sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptiv të kësaj qeverie. Nuk dua ta politizoj situatën, por korrupsioni i qytetarëve i kushtoi sigurinë e jetës qytetarëve", tha Pampuri.

Deputetja Dhurata Çupi kërkoi që organet et drejtësisë të marrim masa për hetimin e kësaj çështje.

"Ne takuam qytetarët, një djalë 10 vjeç po ashtu i helmuar që e takuam në spital. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë, çfarë masash ka marrë prokuroria për të siguruar provat? Pse nuk ka një sqarim se çfarë po hetojnë ata në lidhje me këtë çështje. Është masiv helmimi. Institucionet duhet të veprojnë në mënyrë urgjente", theksoi ajo