130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa Prokuroria ka nisur sot hetimet. Prokuroria e Krujës bën me dije se vepra penale është regjistrua “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, teksa është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.
Megjithë rritjen e numrit të pacientëve, sipas mjekëve ka një përmirësim të situatës në krahasim me 3 ditë më parë. Mjeku i urgjencës, Ilir Rrapollari, u shpreh se të shtruar në spital janë 3 të rritur dhe 7 fëmijë.