Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

25 Qershor, 13:35 | Përditesimi: 25 Qershor, 13:35

Fillimisht ishin 31 kursantë të Akademisë së Sigurisë që kanë shfaqur simptoma helmimi dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, mëngjesin e sotëm 29 kursantë të tjerë të helmuar u dërguan po ashtu në spitalin Infektiv në QSUT. Menuja e tyre ka përfshirë pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë.

    E.H/Shqiptarja.com