Hera e tretë brenda 1 muaji, sekuestrohen 7.25 kilogramë kokainë në kontejnerët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ në Portin e Durrësit! Një vit më parë iu gjetën 137 kg drogë

29 Korrik 2021, 19:46 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 20:36:59

"Alba Exotic Fruit" si duket se është kompania që po thyen rekord në transportin e kokainës në vendin tonë. Ditën e sotme në disa kontejnerë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo është hera e 3 brenda një muaji që kësaj kompanie i gjendet kokainë. Në total kësaj kompanie i janë kapur 4 herë kokainë në konteinerë, sasia më e madhe një vit më parë.