Heroi 14-vjeçar i Bosnjes, si mbledhësi i topave 'eliminoi' Italinë nga Kupa e Botës! I premtojnë një vend në Botëror

6 Prill, 14:29 | Përditesimi: 6 Prill, 14:29

Afan Cizmic është identifikuar zyrtarisht si 'agjenti' i ri që rrëmbeu shënimet e detajuara të penalltive të Donnarummas gjatë finales së tensionuar të play-off-it kundër Bosnje Hercegovinës. 14-vjeçari (ishte mes fëmijëve që mblidhte topa pas portës), i cili është një yll në ngritje me 18 gola në 12 ndeshje për ekipin e tij të të rinjve, vuri re se portieri italian e kishte fshehur fletën e tij me shënimet për gjuajtësit e Bosnjës pranë peshqirit të tij larg vijës së portës.

I.M/Shqiptarja.com