Hervin Çuli: 'Ferma e kafshëve', kryevepra e George Orwell shfaqet në qiell të hapur! Nis sezoni artistik i Teatrit Kombëtar

10 Korrik 2021, 22:15

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli dhe trupa e këtij institucioni kanë menduar ta manifestojnë ndryshe lirinë pas mbylljes njëvjeçare për shkak të Covid -19. Ata do të ngjiten në skenë në qiell të hapur me një premierë absolute: Ferma e kafshëve”, kryevepra e George Orwell. Premiera do të shfaqet më 10 korrik në orën 21.00 të mbrëmjes tek Amfietari i Liqenit Artificial të Tiranës. Hervin Çuli do të jetë edhe vetë pjesë e kësaj premiere, e cila ngjitet në skenë me regji të Driada Dervishit. Drejtori i Teatrit Kombëtar është plot entuziazëm për çeljen e sezonit dhe sidomos për takimin me publikun pas largimit të rrezikut të Covid -19. Gjatë provave, duke drejtuar punën apo duke ngjitur e zbritur shkallët e skenës, ai duket sikur kërkon të kompesojë kohën e humbur.