Hetimet e përbashkëta për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, përfaqësues të SPAK vizitë pune në Romë

19 Korrik 2021, 12:12

Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në takim janë të pranishëm edhe dy prokurorët që hetuan dosjen 'Shpirti', Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po ashtu i pranishëm është edhe zv.drejtuesii SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.