Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë skandalin me grabitjen e 200 mijë Eurove dhe pengmarrje me zyrtaren e Prokurimeve

17 Korrik, 15:21 | Përditesimi: 17 Korrik, 15:26

Hetimi për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka nxjerrë në dritë një episod ku përzihen shuma të mëdha parash, grabitje dhe një rrëmbim. E vënë në përgjim për shkelje të barazisë në tendera, zyrtarja nën hetim e KPP-së, Jonida Skeja, flet me nënën e saj për vjedhjen e 200 mijë Eurove në banesë dhe marrjen peng të vëllait të saj, nga grabitës të maskuar.

r.k./Shqiptarja.com