Hetimet për dosjen AKSHI, kërcënimi dhe tritoli, Endri Meksi thirret në SPAK

11 Maj, 18:00 | Përditesimi: 11 Maj, 18:00

Si person në dijeni prokuroria e posaçme ka thërritur për deklarime sipërmarrësin Endri Meksi.

Weblajm.com mëson se z.Meksi është ftuar nga prokurorët e dosjes Akshi, z.Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Kjo paraqitje e tij në spak vjen pas denoncimeve publike që ka bërë z.Meksi dhe pas kërcënime me jetë që ai ka marrë nga persona ende të paidentifikuar.

I.M/Shqiptarja.com