Hetimi i masakrës së Lushnjës me 2 të vrarë e 2 të plagosur, gjeneza e planit të Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren Doloreza Musabelliu

1 Tetor 2023, 18:57

Gjykimi në mungesë për masakrën e 11 tetorit 2017 në Lushnjë dyshohet se u bë shkak i tentativës së Laert Haxhiut për të sulmuar prokurorët që e hetuan, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi në Lushnjë. Në këtë masakër u vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë pa asnjë faj, ndërsa shpëtoi shënjestra Xhulio Shkurti. Nga viti 2020, Laert Haxhiu është gjykuar në mungesë për krimin.