Hidhen lule nga ura e Bunës për nënën e mbytur me 3 fëmijë, nënkryetarja e Shkodrës Qyteza: Mos heshtni pas dyerve ku dëgjoni dhunë

6 Maj, 14:17

Në ditën e luleve në Shkodër, qytetarët janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre ne mes jeta e nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.