Hidhet në erë me tritol makina e punonjësit të policisë në Durrës, disa të shoqëruar

3 Shtator 2021, 08:15 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 08:15

DURRËS-Një sasi lëndë plasëse i është vendosur shtetasit L. K. me detyrë efektiv policie në Durrës, e cila ka shpërthyer. Burime bëjnë me dije, se makina ka qenë e parkuar para banesës së policit dhe raportohet vetëm për dëme të vogla materiale. Policia njofton se ka shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

r.k./Shqiptarja.com