Rasti i tretë i vetëvrasjes te 'Shefqet Ndroqi'! 52-vjeçari nga Tropoja hidhet nga kati i katërt

1 Nëntor 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 16:23:22

TIRANË - Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele (1 nëntor) në kryeqytet.

Një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 03:10. 52-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja ishte shtruar prej 1 jave në spitalin Shefqet Ndroqi dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.

Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.