Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje

29 Gusht, 14:27 | Përditesimi: 29 Gusht, 14:27

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

E.H/Shqiptarja.com