Himarë/ Po zbriste me litar nga shkëmbi te ‘Gjiri i Filikurit’, vdes turistja 23-vjeçare nga Holanda! Plagoset dhe francezja, niset me helikopter drejt Traumës

23 Korrik, 14:18 | Përditesimi: 23 Korrik, 14:18

Një turiste 23-vjeçare holandeze ka humbur jetën teksa është rrëzuar aksidentalisht gjatë zbritjes me litar nga shkëmbi, teksa i rëshkiti nga dora shoqëruesit të saj. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë. Nga rënia e gurëve plagoset edhe 18-vjeçarja franceze që ndodhej pranë, niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Grupi i turistëve po bënin hiking

r.k./Shqiptarja.com